×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivisti i AAK-së me pankartë para Ministrisë së Bujqësisë: Albini, çka thotë për këtë skandal?

    FrontOnline
    18 Nëntor 2024

    Nënkryetari i të rinjve të AAK-së, Visar Dili, ka zhvilluar një protestë simbolike para Ministrisë së Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci.

    Me një pankartë në dorë, Dili ka ngritur pyetje publike lidhur me menaxhimin e buxhetit të kësaj ministrie.

    Në pankartën që mbante, ai akuzon ministrin Peci për dhënien e 100 mijë eurove nga buxheti i dedikuar për bujqit, njërit prej këshilltarëve të tij.

    “Albini, çka thotë për këtë skandal!”, shkruhej në pankartë, duke drejtuar kritikën edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

    Dili ka deklaruar se aferat korruptive brenda Ministrisë së Bujqësisë po e degradojnë këtë institucion.

    Ai e ka cilësuar ministrin Peci si një “gardian të rremë”, që sipas tij po përdor retorikën e mbrojtjes së pasurisë së shtetit për të fshehur korrupsionin e brendshëm.

    “Buxheti që u takon fermerëve nuk duhet të përfundojë në xhepat e njerëzve të afërt me pushtetin. Fermerët e Kosovës meritojnë mbështetje të vërtetë dhe transparencë, jo skandale e korrupsion,” ka theksuar Dili, duke kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga autoritetet.

    Ngjarja ka nxitur reagime në opinionin publik, me kërkesa në rritje për hetim të plotë të pretendimeve për subvencionet në sektorin e bujqësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Profesorë të shkencave të komunikimit dhe shoqëria civile, kanë kritika kundrejt gjuhës së përdorur nga akterët qeveritarët. Si efekt i gjuhës me...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Pasi u raportua se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i kishte dhënë subvencion 100 mijë euro vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga takimi me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje,...
    Të tjera
    Sport18 Nëntor 2024
    Sonte Kosova do të përballet me Lituaninë nga ora 20:45, në stadiumin ”Fadil Vokrri”. ”Dardanët”, kanë treguar dy prej koregrafive që kanë...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyrtari i LDK-së, Egzon Pacolli i cili njoftoi për grantin prej 100 mijë euro të cilin e kishte përfituar vëllai i deputetës...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtuesit e administratave doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, bashkë me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe...
    Vip18 Nëntor 2024
    Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga Mozzik. Në librin e saj autobiografik që u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.