
Sot në sheshin e Prishtinës është mbajtur një protestë nga disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton portali FrontOnline.
Protesta është mbajtur duke e respektuar distancës sociale për shkak të përhapjes së pandemisë së korovavirusit.
Fotot e protestës janë shpërndarë në shume grupe në rrjetet sociale të cilat e mbështesin liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeministër Albin Kurtin.
Njëra nga aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të mbahet edhe një protest tjetër më mbi 1500 protestues.
“Pas kërkesave dhe shqetësimit të qytetarëve që protesta mund t’iu mungoj zhvillimeve politike në vend, për shkak të kufizimeve rreth pandemisë, ne si qytetarë, në formë të kujdesshme e të kufizuar me 500 vetë, bëmë provën e parë të suksesshme të mbajtjes së një proteste. Ditëve në vijim do ta bëjmë një provë me 1500 vetë. Protesta është e drejtë esenciale në një shoqëri demokratike, dhe mbarëvajtjen e saj në kuptimin e organizimit nganjëherë duhet ta garantojmë vet ne qytetarët.
Distancë, disiplinë dhe kujdes.”