×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj shtatë personave, ngarkohen për kontrabandim me migrantë, ua merrnin deri në 600 euro secilit

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Shtatë persona do të përballem me akuzat për kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje e shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

    Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka njoftuar ngritjen e aktakuzës ndaj S.G., A.H., H.A., O.A., M.H., A.B., dhe M.R.

    Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës ata kanë kontrabanduar migrantë nga Shqipëria në Kosovë, e pastaj në Serbi.

    Sipas Prokurorisë nga marsi i vitit 2023 ata kanë kaluar nëpër këto shtete 10 deri në 15 migrantë.

    “Me këtë rast, për këtë periudhë kohore, për çdo ditë kontrabandojnë nga 10 deri 15 migrantë në ditë, e të cilët migrantë destinim të fundit i kishin shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa secili migrant për të kaluar nga territori i Shqipërisë deri në territorin e Serbisë, ka paguar nga 500 euro, e për transport brenda territorit të Republikës së Kosovës ka paguar nga 45 – 100 euro. Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale ‘kontrabandimi me migrantë’ nga neni 164 par. 5 lidhur me nenin 31 dhe 77, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Veç kësaj, Prokuroria ka treguar edhe veprimet e të akuzuare tjerë.

    “Ndërsa, të pandehurit A.H., M.H., H.A., O.A., dhe H.M., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri me datë 20.06.2023, merren me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që i pranojnë migrantët kryesisht arabë dhe të shteteve aziatike, nëpërmes rrugëve malore, i kalojnë në territorin e Republikës së Kosovës, ku të njëjtit i grumbullojnë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë, ose në afërsi të urës e cila gjendet në autostradë afër fshatit Vërmicë, ku i priste i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët me kombi dhe me vetura udhëtarësh, migrantët e kontrabanduar i transportojnë nga aty, nëpër territor të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Pastaj i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët i kishte siguruar ai, thuhet se i transportonin më tej deri në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjes, dhe “me ndihmën e kontrabandistëve e kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, jashtë pikëkalimit kufitar në mënyrë të paligjshme, kundrejt një përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare”.

    Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur thuhet se kanë kryer veprën “kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 par.1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.

    “Gjithashtu, të pandehurit S.G., A.H., H.A., dhe O.A., me datë 19.06.2023, në mesnatë, në Prishtinë, në katin e katërt të objektit banesor që gjendet në rrugën “S.M.”, kanë poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, të njëjtëve u janë gjetur në posedim tri (3) armë zjarri dhe një numër i konsiderueshëm i fishekëve. Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri O.A., thuhet se në banesën e lartëcekur në Prishtinë, shkakton rrezik të madh për jetën e personave që kanë qenë brenda banesës, e pikërisht për të pandehurit S.G., A.H., dhe H.A., në atë mënyrë që me pistoletë shtënë disa herë në drejtim të tokës (sheshit) të dhomës së kësaj banese, me ç’rast shkakton rrezik të madh për jetën e tyre. Me këto veprime, i njëjti thuhet se ka kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par.1, sipas KPRK-së.

    Prokurori i ka propozuar gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se synim i Qeverisë është ngritja e cilësisë në arsim. Për...
    Lajme20 Shtator 2024
    Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik para nisjes së konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”. Ata kanë kundërshtuar...
    Të tjera
    Vip20 Shtator 2024
    Kohëve të fundit Romeo dhe Heidi janë dy emrat më të përmendur në media rozë dhe jo vetëm. Thashethemeve për ndarjen e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e mohon kategorikisht se shkalla e papunësisë në Kosovë ka rënë në 4%,...
    Sport20 Shtator 2024
    Në dhomën e zhveshjes së Barcelonës ndihej një përzierje zemërimi për humbjen, krenari për qëndrimin e ekipit dhe dëshirë për të nxjerrë...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Arbër Çepani, ulur në studion e Top Story ka folur për ikjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit dhe mikut...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.