×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Aktakuzë ndaj Betim Reçicës dhe tre zyrtarëve të tjerë lidhur me Autostradën e Gjilanit

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me iniciale B.R, I.B, M.E, dhe L.L., për vepra të ndryshme penale.

    Front Online nga burime të saja merr vesh se bëhet fjalë për ish-sekretarin e Ministrisë së Infrastrukturës Betim Reçica.

    Gjithmonë sipas këtyre burimev Front Online merr vesh se  bëhet fjalë edhe për Isa Berishën, Mirdit Emini dhe Leonora Limani.

    Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.R, ka kryer veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe “Shpëlarje e parasë” nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe Financimin e Terrorizmit.

    Ndërsa për të pandehurit I.B, L.L dhe M.E, është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Në aktakuzë, është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë, gjegjësisht vetura të tipit ”Audi” F2 S7 Sportback, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2019’, e cila gjatë fazës së hetimit ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale nga i pandehuri B.R.

    E, në kallëzimin penal të cilin ka arritur ta siguroj “Front Online”, në nëntor tw vitit 2019 thuhet se ekziston dyshim i bazuar se Betim Reçica me qëllim që t’i sjell tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror në periudhën gjatë vitit 2017/2018 në pozitën e u.d të drejtorit të prokurimit në ministrin e Infrastrukturës, tani sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës (MI) ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik (LPP), ka keqpërdor pozitën dhe autoritetin zyrtar duke rekomanduar për kontratë Operator Ekonomik të papërgjegjshëm.

    Më tutje në kallëzim penal thuhet se Reçica ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj komisionit ri-vlerësues, duke kërkuar nga komisioni rivlerësues që të rekomandojnë për kontratë një Operator Ekonomik të papërgjegjshëm.

    Aty më tutje thuhet se ai ka detyruar komisionin rivlerësues që në një afat prej 10 ditësh të përfundoj me vlerësim të ofertave. Sipas kallëzimit penal të siguruar me këto veprime ai ka dëmtuar OE  të përgjegjshëm.

    “Në bashkëpunim me komisionin rivlerësues ka rendit dhe rekomanduar për kontrate OE me çmim më të lartë, duke mos i rendit dhe kombinuar ofertat e operatoreve ekonomik të shpaluar si të papërgjegjshëm, sipas kriterit çmimi më i ulët” thuhet në kallëzim penal.

    Në kallëzimin penal thuhet se me këto veprime ka dëmtuar buxhetin e Kosovës. Sipas kallëzimit penal kanë shpallur fitues dhe rekomanduar për kontratë OE pa vazhdim dhe sigurim të tenderit.

    “I dyshuari Betim Reçica në këtë rast ka kërkuar vazhdimin e validitetit dhe sigurimin e tenderit në kundërshtim me nenin 31 të RRUOPP” thuhet në kallëzim penal.

    Aty më tutje thuhet se dyshohet se Reçica duke vepruar në kundërshtim me ligjin ka kryer dy vepra penale: Ushtrim i ndikimit si dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Përndryshe, portali Front Online kishte raportuar për këtë proces të dyshimtë prokurimi në dhjetor të vitit 2019. /Front Online/

    https://frontonline.net/ekskluzive-ja-kallezimi-penal-ndaj-sekretarit-per-autostraden-e-gjilanit/?fbclid=IwAR28vMGx4g38ZD4yNbCMqWnlyxfbiJoHpMyeOf7vzDbJ2BhI0Osw8JcpN08

    Nga Rubrika
    Hulumtime12 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, Rozeta Hajdari, muajin e kaluar kishin vizituar kompaninë “Mercom”, e cila...
    Hulumtime06 Maj 2025
    Autorë: Fitore Ademi & Jona Cenameri Maj 2025 | BIRN Kosovo Në të dyja anët e kufirit, të miturit po përfshihen gjithnjë...
    Hulumtime26 Mars 2025
    Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me tender prej hiç më  pakë se 2,5 milionë euro kompaninë Meditech,...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.