×
  • Ekonomi
  • Kronika
  • Ekonomi

    Aktakuzë ndaj 18 zyrtarëve e fermerëve për korrupsion me subvencione, dëmtuan buxhetin me mbi 100 mijë euro

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit, për subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë në komunën e Istogut, raporton Front Online.

    11 prej tyre janë persona zyrtarë dhe ndaj tyre është ngritur aktakuza për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrimi në detyrë”. Ndërkohë shtatë të tjerë janë fermerë ndaj të cilëve është ngritur aktakuza për vepra penale “Mashtrim me subvencione”.

    Sipas aktakuzës, vlera e përfituar nga vepra penale marrje e ryshfetit është rreth 17 mijë euro, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës është rreth 100 mijë euro.

    Prokuroria në aktakuzë ka rekomanduar konfiskimin e një banesa dhe rreth 20 mijë euro para të gatshme, shqiptimin e dënimit plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës.

    “Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e lartcekur kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë”, thuhet në njoftim.

     

    Nga Rubrika
    Kronika26 Nëntor 2024
    57 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 18 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq...
    Kronika26 Nëntor 2024
    Janë arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve....
    Kronika26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq të Prishtinës. Me urdhër të prokurorit është bërë...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një shpërthim ka ndodhur në kolegjin privat “Heimerer”, në Prishtinë. Për rastin janë deklaruar nga kolegji. Rektorja e këtij Kolegji, Naime Brajshori...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit Hekuran Murati lidhur pyetjet e tij se a është intervistuar ndonjëherë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për FrontOnline e ka konfirmuar shpërthimin e sotëm që ka ndodhur...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë. Hamiti ka...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, duke folur për akuzat për fovarizime me grante, tha se bëhet fjalë për një grant...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.