Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë kanë zhvilluar bastisje në katër lokacione në veri të vendit me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Nga ky aksion janë arrestuar nëntë persona, ka bërë të ditur zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci për Front Online.
“Nga ky aksion janë arrestuar tetë doganierë dhe një zyrtar policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion”, tha Stavileci./Front Online
Aksioni në veri/Prokuroria Speciale: Po zhvillohet për korrupsion, ryshfet e keqpërdorim detyre