Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës.
Prokuroria ka njoftuar se nga ky aksion kanë arrestuar dy persona me inicialet K.K dhe A.M, për kryerje të veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Detyrimi”.
“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve”, thuhet në njoftim.