×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i madh i Inspektoratit: Mbyllen 30 biznese të muzikës live dhe masazheve

    FrontOnline
    24 Qershor 2024

    Tridhjetë biznese të “muzikës live” dhe të “qendrave të masazheve” janë mbyllur me vendim të Inspektoratit të Tregut.

    Bizneset janë mbyllur pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut gjatë muajit qershor, shkruan Front Online.

    “Aksioni i përbashkët ka rezultuar me mbyllje të përkohshme të mbi 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, tha Ministria e Tregtisë në një njoftim për media.

    Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar afër 50 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, “njoftoi se do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë”./Front Online/

     

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi nga New Yorku ku po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara....
    Kronika20 Shtator 2024
    Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka zhvilluar një aksion kundër fajdesë dhe organizimit të skemave piramidale. Në këtë aksion, policia ka...
    Kronika20 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shemsedin Dreshaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, nënvizoi se trendi i largimit të...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në drekën e punës të shtruar në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian bashkë me liderët...
    Lifestyle20 Shtator 2024
    Në vitet e fundit, infarktet e zemrës po shfaqen gjithnjë e më shumë tek të rinjtë, një fenomen që ka shkaktuar shqetësim...
    Lifestyle20 Shtator 2024
    Uji është burimi i rëndësishëm i një shëndeti të mirë dhe gjithnjë në formë, por vetëm që të konsumosh sa më shumë...
    Vip20 Shtator 2024
    Erjola Doçi është ndër moderatoret më të komentuara sa i përketë paraqitjeve publike dhe jo vetëm. Ajo sot ka bërë ndryshim drastik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.