Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi të hënën në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Në këtë aksident ishin përfshirë një veturë dhe dy motoçikleta, ku lëndime pësuan dy drejtuesit e motoçikletave.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe dy motoçikletave. Si pasojë, dy drejtuesit e motoçikletave meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Policia bërë të ditur se drejtuesi i veturës mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.