Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Front Online.
Sipas një video të dërguar në adresë të Front Online shihet që vetura e aksidentuar ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia por që nuk dihet nëse ka të lënduar.
Front Online ka kontaktuar me policinë dhe për çdo informatë zyrtare do të ju mbaj të informuar. /Front Online/