Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Graçanicë-Llapnasellë, ku të përfshira ishin dy automjete.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar dy persona.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa me rastin po merret Njësia e Trafikut.
Duhet përkujtuar që së fundi pati numër të madh të aksidenteve në trafik, e disa prej tyre përfunduan edhe me fatalitet.