Të mërkurën në orën 19:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga shoferët ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, me ç’rast një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësja dhe pasagjeri kosovarë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.