Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nga stacioni i autobusëve drejt Veternikut, në lagjen Emshir të Prishtinës.
Ndonëse aksidenti ishte vetëm me dëme materiale, për një kohë kjo rrugë ka qenë e bllokuar për qarkullim të automjeteve, transmeton IndeksOnline.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.