Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Vitomiricë të Pejës, mes një automjeti dhe një çiklisti, si pasojë e të cilit lëndime trupore ka pësuar ky i fundit.
Çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:45 mes një automjeti dhe një çiklisti, si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Rugova