Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në mes tri veturave në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se lëndime kanë pësuar tre ngasësit dhe një pasagjer.
“Njëri nga ngasësit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.