Një aksident ka ndodhur në magjistalen Prishtinë-Gjilan.
Dy persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Rreth ores 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.