Një aksident trafiku ka ndodhur, ku si pasojë janë lënduar 7 persona, transmeton Front Online.
Sipas raportit të policisë, I dyshuari I cili drejtonte automjetin e tij ka humbur kontrollin nga pakujdesia, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësorë.
Raporti i plotë:
“Është raportuar se i dyshuari m/k derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë hospitalizuar në Spitalin e Pejës dhe Gjakovës ndërsa të tjerët kanë marrë tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës pastaj janë liruar në shtëpi” , thuhet në njoftim.