Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku rreth orës 12:00 në Kamenicë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij të përfshira në këtë aksident ishin dy automjete me targa vendore .
Policia e Kosovës dhe njësitet e komunikacionit rrugor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet se si ka ndodhur aksidenti.
‘’ Sot me 05.10.2022 rreth orës 12 :00 në Kamenicë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Policia e Kosovës njësitet e komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona lehtë. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardh deri te aksident’’, ka deklaruar Hashani./Front Online