Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur dje në Gjakovë.
Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij ka dalë jashtë rruge duke u përplasur në një bager pronë e viktimës mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.