Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjilan.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Nëna Terezë, Gjilan 30.03.2023 – 22:30. Në aksident trafiku janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet me targa civile. Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i motoçikletës mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjilan. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme te shkaktuara në të dy mjetet./Front Online