Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën Prishtinë-Ferizaj, por fatmirësisht pa të lënduar.
Një automjet, i llojit Pick-up ka përfunduar jashtë rrugës, si pasojë e një aksidenti.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës, ka dhënë detaje në lidhje me rastin për Gazetën Online “Reporteri.net”.
“Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë personale”, ka deklaruar ajo.
Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin me po merret njësiti i trafikut.