
Në mungesë të liderit të AKR-së Behgjet Pacolli, përfaqësuesi Fatmir Matoshi konfirmoi se edhe kjo parti e mbështet krijimin e qeverisë nga Kuvendi, raporton “Front Online”.
“Në emër të presidentit të AKR-së Behgjet Pacollit që për arsye të njohura nuk është këtu. AKR i vlerëson përpjekjet për zgjedhje të reja dhe përpjekjet për formimin të qeverisë së re. Megjithatë për shkak të rrethanave e AKR-ja mbështet mundësinë që të krijohet një qeveri e re, me mandat të plotë ashtu siç edhe e ka përcjellë këtë porosi tek ju edhe presidenti Pacolli”, ka deklaruar Matoshi./Front Online
Mustafa: Jemi të gatshëm ta bëjmë shumicën në Kuvend, nëse na ofrohet mandatari