×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    AKP-ja publikon raportin e azhurnuar të shitjeve

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Agjencia Kosovare e Privatizimit publikoi në faqen e saj të internetit raportin e azhurnuar me listën e privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore dhe të shitjeve të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të realizuara deri më 1 korrik 2020.

    Sipas raportit, janë gjithsej 2065 asete te shitura deri më tani. Më së shumti asete të shitura ka pasur në rajonin e Prishtinës, gjithsej 572, pastaj vjen rajoni i Pejës me 481 shitje të realizuara, Prizreni me 376 shitje, në rajonin e Gjilanit janë realizuar 362 privatizime dhe në rajonin e Mitrovicës janë shitur 274 asete.

    AKP thotë se është e përkushtuar për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies para opinionit publik për gjithë procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore që është i një rëndësie të veçantë për administrimin e mirë të aseteve në pronësi shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre.

    “Listat e publikuara do të azhurnohen periodikisht, ndërkaq ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyret rajonale të Agjencisë. Raporti mund të gjendet në web faqen e AKP-së linkun në vijim: http://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,37”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.