×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    AKB dhe MPB nënshkruajn Marëveshje Bashkëpunimi me SHRBSH

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Organizata ekonomike SHRBSH nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi mes vete me qëllim të përfitimit të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve gjatë pushimeve verore-dimërore në Shqipëri me zbritje deri 20%.

    Sipas njoftimit, Agim Shahini, Kryetari i AKB-së tha se Kosova është e të gjithë shqiptarëve ashtu edhe Shqipëria por ne duhet të rrisim shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve mes veti si një treg Kombëtar, ku vitin e kaluar arritën vlerën mbi 440 milionë euro.

    “AKB është në funksion të bizneseve por edhe të Policisë e Zjarrfikësve se Kosovës ku arritëm ndërmjetësimin në favor të përfitimeve të uniformës Policore dhe Zjarrfikësve deri 20% në Hotelet Shqiptare”, thuhet ne njoftimin e Aleances Kosovare të Bizneseve.

    Poashtu i pranishëm ishte edhe Xhelal Sveçla, Ministër i MPB të Republikës së Kosovës, i cili tha se për policët e zjarrfikësit dhe familjarët e tyre është një mbështetje konkrete që të përfitojnë nga kjo marrëveshje zbritje deri 20% por mbi të gjitha është mirënjohje për punën e tyre në shërbim të Sigurisë Kombëtare.

    Në anën tjetër, kryetari i SHRBSH, Kujtim Dervishi tha se për Policët e zjarrfikësit dhe familjarët e tyre do ju japim subvencionimi për pushim gjatë 365 ditë në vitë deri 20% zbritje në 45 hotele bujtina dhe restorane shqiptare

    “Shqipëria do të jetë edhe këtë vit në konkurencën me shumë vende në Ballkanin Perëndimor por në jemi më të mirë pasi kemi hotele shërbim dhe infrastrukturë fizike të përshtatëshme për pushuesit Kosovar dhe për Policët e zjarrfikësit dhe familjarët e tyre do ju japim subvencionimi për pushim gjatë 365 ditë në vitë deri 20% zbritje në 45 hotele bujtina dhe restorane shqiptare”, tha Dervishi.

    Të pranishëm ishin edhe Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, Fehmi Hoti z/Drejtori ,Sindikata e Policisë zjarrfikësit dhe AME dhe përfaqësues të bizneseve Kosovë-Shqipëri.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Ekonomi23 Korrik 2024
    Dyshekët e prodhuar në Kosovë janë produkti kryesor që  eksportohet nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) së paku gjatë...
    Ekonomi20 Korrik 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) , ka njoftuar se të dhënat nga tregtia e Jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për...
    Ekonomi19 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur ta ridizajnojë skemën e shtesave për fëmijët. Kryeministri Albin Kurti tha dje se për disa nëna këto...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.