×
  • Opinione
  • Opinione

    Akademisë dhe akademikëve: Punoni për të zhdukurit dhe të vrarët, tregojani botës të vërtetën

    FrontOnline
    16 Shkurt 2022

    Më të diturit dhe të ndriturit e kombit, akademikët dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve, është shndërruar në institucion thuajse dekorues. Përgjatë këtyre viteve të funksionimit, rrallë, mos me thënë tepër rrallë kanë dhënë opinion  për problemet në shoqërinë tonë.
    Përkundër që kritika ndaj tyre mund të shihet si e panatyrshme, për një fushë e kam të drejtën  e botës t’i kritikoj, t’i qortoj  e t’iu kërkoj përgjegjësi  për pasivitetin  karshi të zhdukurve  e krimeve serbe që janë kryer  gjatë luftës në Kosovë.
    Mjafton një krahasim  me akademikët e Serbisë, që botojnë fabrikime rreth historisë së Kosovës, rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare, rreth masakrave që janë kryer.
    Mos ta harrojmë Memorandumin  e Akademisë  Serbe  të Shkencave dhe  Arteve të viti 1985/1986, ku një nga pikat shkruan: Shqiptarët  po kryejnë  gjenocid  kundër serbëve ne Kosovë. Pretendimet e tyre ishin të llahtarshme  për logjikën e shëndosh, e që shkonin deri në atë nivel sa akuzonin shqiptarët e Kosovës se kanë depërtuar 500 mijë serbë  në mesin e viteve  1690 dhe 1912. Ky Memorandum  ka qenë  platformë  e shtetit të Serbisë  që i ka prirë kryekriminel   Sllobodan Milloshevq.
    Ndërsa  Akademia e Kosovës  është në letargji. Deri sot  s’kemi  parë ndonjë  iniciativë të Akademisë për ti grumbulluar  faktet e luftës, masakrave  që janë kryer  dhe dëmeve që janë shkaktuar. Edhe 23 vite pas luftës  ende nuk janë zbuluar dhe evidentuar të gjitha krimet  dhe masakrat serbe  ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vrasjet, kidnapimet-zhdukjet, plagosjet, dhunimet, shkatërrimet, vjedhjet, plaçkitjet, dëbimi i popullatës civile nga trojet e tyre, ende nuk janë të evidentuara dhe publiku vendor dhe ndërkombëtar  nuk ka njohuri për të gjitha këto krime.

    Pika më problematike mbetet çështja e  personave të zhdukur

    Gjatë vitit 1999 disa mijëra shqiptar u zhduken brenda Kosovës.  Pas  përfundimit të luftës  shumë trupa të shqiptarëve  u gjetën nëpër varreza masive të Serbisë, përfshi  edhe një kamion me trupa te shqiptarëve  të hedhur në një lum, ku trupat filluan të lundrojnë mbi uji.
    Varrezat masive me trupa të burrave, grave dhe shumë fëmijëve u gjeten në pesë varreza masive në Batajnicë, në poligonin e Njësisë  special  Antiterrorist, një kilometër  në jug të Beogradit, ku janë zbuluar gjer më tani pesë varreza masive.
    Një varrezë masive është zbuluar në Peruçac, lum  afër kufirit të Serbisë dhe Bosnjës, afër    hidrocentralit. Rreth 20 km nga Bajna Bashta.
    Tjetër  varrezë masive  në Petrovo  Selo afër kufirit  ndërmjet Serbisë dhe Rumanisë, afër ndërtesës të Qendrës Trajnuese  të njësive speciale  operative të Serbisë.
    Varreza e katërt në Rudnicë , afër  një gurthyesi, ku mbi këtë varrezë ishte ndërtuar një objekt-shtëpi dhe  varreza e pestë në Kizhevak  ku trupat ishin mbuluar me  mbeturina të minierës me qindra metra thellësi.
    Serbia  nuk kishte mëshirë as ndaj të vdekurve, sepse mbetjet mortore të një personi janë gjetur nëpër dy-tri varreza, e që kjo flet mjaftueshëm për mizorin që Serbia bënte ndaj popullsisë civile.
    Në Batajnicë trupat e zhvarrosur në vend që të  dërgohen në morg  ata u vendosen në një tunel ku  kombinati Bujqësor i Beogradit  kultivon Kërpudha.
    Të gjitha këto fakte, Akademia e Shkencave dhe akademikët ua kanë borxh moral të zhdukurve dhe të vrarëve  dhe familjeve të tyre, që ti mbledhin dhe ti botojnë e ribotojnë e ta ngritin këtë çështje në tërë botën.
    Kur shoqëria ka halle, Akademia ka rolin e gjetjes së një zgjidhje. Halli i kësaj  shoqërie është se po gjykohen viktimat, e agresori po lartësohet nga ata që e kanë shtrembëruar  historinë  dhe e kanë fabrikuar të vërteten.
    Në rastin konkret , Akademia do të duhej të merrte  rolin e sajë për ti  prirë shoqërisë e politikës në gjetjen e një zgjidhje  për të zhdukurit dhe të vrarët në luftën e fundit në Kosovë.

    (Autori është përfaqësues i Shoqatës për Persona të zhdukur dhe viktima të luftës “Përkorë” Podujevë)

     

     

    Nga Rubrika
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Opinione02 Janar 2025
    Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem...
    Opinione01 Janar 2025
    Shkruan: Blerim Shala Viti 2025, i cili tashmë i ka hapur portat për të gjithë ne, do të jetë politikisht një vit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Me valën e fundit të aksidenteve ajrore, udhëtarët mund të ndihen më pak të sigurt. Por a po bëhet vërtet i pasigurt...
    Vip03 Janar 2025
    Drenushës i ka ardhur si surprizë nëna e saj, ndërsa përcolli emocione të papara deri më tani brenda shtëpisë më të famshme...
    Vip03 Janar 2025
    Drenusha ka folur për fazën e depresionit të cilën e ka përjetuar pas ndarjes nga ish bashkëshorti, Atilla. Krejt kjo sipas saj,...
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka njoftuar se ka vizituar sonte Reçakun. Tahiri thotë...
    Lajme03 Janar 2025
    Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si...
    Vip03 Janar 2025
    Xheneta është deklaruar pasi familja e Gjestit nuk e përmendi, gjersa ishin duke biseduar më këtë të fundit. Ajo thotë se është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.