Zona e mbrojtur e Trashëgimisë Botërore ishte simbol i fuqishëm i rivalitetit ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, dhe përsëri mund t’i kthehet e njëjta simbolikë. Presidenti është zotuar që ta kthejë në xhami objektin që për shumë myslimanë konservatorë konsiderohet i treti më i rëndësishmi pas Xhamisë së Madhe të Mekës e “Al-Aksës” së Jerusalemit
Prejse ishte ndërtuar në shekullin e gjashtë, ka rënë herë në duar të një perandorie e herë të tjetrës. Aja Sofija ka qenë katedrale bizantine, xhami në kohën e osmanëve dhe në fund muze, duke u kthyer në njërën prej simboleve më të fuqishme të rivalitetit ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, dhe simboli më i fuqishëm i përkushtimit të ri të Turqisë ndaj shekullarizimit, shkruajnë mediet turke, transmeton KOHA.
Tani presidenti Recep Tayyip Erdogan po ndërmerr veprime për ta shpallur xhami funksionale për besimtarët edhe një herë, duke e përmbushur një ëndërr personale, të mbështetësve dhe të myslimanëve konservatorë edhe përtej brigjeve turke – duke nxitur një zemëratë të madhe ndërkombëtare.