Pas një pushimi prej disa muajsh për shkak të pandemisë Covid-19, sot në shkollat e Kosovës ka filluar faza e parë e vitit të ri shkollor, raporton Front Online.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar të gjithë nxënësit nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Mirëmëngjesi Prishtinë! Kjo e Hënë e Shtatorit filloi me shumë emocione për të gjithë ne, e veçanërisht për fëmijët që sot po kthehen në bankat shkollore, edhe pse në kushte e rregulla krejt më ndryshe se zakonisht. Andaj nga zemra u urojmë javë të mbarë e plot shëndet!”, ka shkruar Ahmeti./Front Online