×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: S’jam kundër masave, por kundër kritereve koti që e veçojnë Prishtinën

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk është kundër masave për parandalimin e COVID-19, porse është kundër kritereve koti që e veçojnë Prishtinën me kalkulime të gabuara.

    Përmes një postimi të gjatë në Facebook ai ka sqaruar se vendimet nuk duhet të jenë ad-hoc, por të mirë kalkuluara.

    Shkrimi i tij në Facebook:

    Për shkak se plotë prej juve po më shkruajnë më duhet të qartësoj;

    1. Nuk jam kundër masave – të gjithë e kuptojmë se gjendja është përkeqësuar jo vetëm tek ne por në krejt regjionin e plotë shtete të botës.

    2. Jam kundër kritereve koti që e veçojnë Prishtinën me kalkulime të gabuara. Pra, këto masa e vështirësojnë situatën e nuk e ndihmojnë situatën me COVID. Në qoftë se masat merren në krejt Kosovën me arsyetime të bazuara se do ta ngadalësojnë virusin.

    3. Nuk mërzitem për mirëqenien e pronarëve të bizneseve në aspektin e sigurisë financiare sepse mendoj se ata gjinden në fund. Por, bizneset janë burim i punësimit dhe unë e kam hallin e punëtorit që paraqitet në komunë duke kërkuar ushqim e barna.

    4. Masat duhet të jenë të targetuara mirë dhe që kanë efekt. Përndryshe mos me arrit qëllimin e vet e prapë me pas rritje të numrit do jetë kosto e dyfishtë.

    5. Mbyllja pa masat ekonomike të subvencionimit dhe injektimit të parave në ekonomi shkakton kosto të madhe shëndetësore. Përveç situatës goxha të rëndë psikologjike për qytetarët nga covidi po i shtojmë edhe probleme të pakalkueshme ekonomike e sociale.

    5. Para se me mbyll tjerët duhet me pastru oborrin tonë. Sa punëtorë në institucione publike e edhe në Komunën e Prishtinës i përmbahen rregullave, sepse është e qartë që edhe kjo është vatër e përhapjes. Këtu kemi përgjegjësi bukur shumë të gjithë ne.

    Në fund, e thash disa herë që me këto kritere Prishtina po penalizohet për shkak se teston më shumë. Kjo është e padrejtë dhe është motivim i keq për mos me testu. Ne duhet ta bëjmë të kundërtën, të testojmë sa më shumë. P.sh. Si ka mundësi që Prishtina të ketë vdekshmërinë rreth 1 për qind e Prizreni 4 për qind, kur numri është shumë më i madh në Prishtinë. Kjo ka kuptim veç kur e kuptojmë që Prishtina teston më shumë.

    – Pra – po, situata është e rëndë dhe duhet masa.

    – Kriteret duhet të jenë shkencore e jo ad-hoc!

    – Masat duhet të kenë qëllime dhe kufizime të bazuara në argumente të forta.

    – Duhet të testojmë edhe më shumë dhe duhet të shtojmë kapacitetet shëndetësore në rast të një krize edhe më të madhe. Duhet të sigurohemi që ka oksigjen mjaftueshëm për krejt spitalet regjionale dhe duhet të kemi plane kontingjente për spitale mobile. Psh. Prishtina e ka këtë plan!

    – në qoftë se mbyllemi tash, çka ndodh kur e hapim prapë krejt, apo ideja është që ta mbyllim deri në vaksinë, apo diçka tjetër.

    Këtë çka po e them as nuk po e them për gastronomët, odat ekonomike apo pronarët e bizneseve, sepse profiti i tyre është brenga ime më e vogël. Por humbja e tyre nënkupton humbje të vendeve të punës, dhe pastaj ndihma sociale për qytetarët. E bëjmë edhe këtë si masë, por ama ky vendim nuk merret t’u diskutuar thua se po flasim për ndonjë shtet tjetër. Ne shkojmë rahat në shpi sonte sepse kemi të ardhurat e sigurta në sektorin publik, por plotë prej neve sonte nuk i zen gjumi.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.