Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar për vdekjen e Adem Mikullovcit.
Ahmeti ka rikujtuar kohën kur si i ri kishte njohur artistin Mikullovci meqë ai ishte shok i prindërit të tij.
Derisa ka kujtuar momentet që kaloi me të, ka thënë se sot i përkulet njerëzillëkut të tij. “Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem. Perdja asnjëherë nuk do të bjen në skenën e juaj”.
“Sot paska ndërruar jetë axha Adem. Si shok i afërt i babit në jetë të përditshme e në botën e tyre teatrore më ka ra në fëmijëri me ndejtë shumë. Solidariteti dhe dashnia e asaj gjenerate për njani tjetrin me idhnimet e kohë pas kohshme janë të papërsëritshme. Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem. Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju. Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dashni. Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem. Perdja asnjëherë nuk do të bjen në skenën e juaj. Ngushëllime familjes!”, ka shkruar Ahmeti.