Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se gjatë muajit shtator do të hap konkurs për Sallën Koncertale, Sallën e re të Sporteve dhe Shkollën e Muzikës.
Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se së shpejto do të hapet edhe konkursi për spitalin e kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Të nderuar arkitektë dhe studio projektuese,
Ju njoftojmë se gjatë muajit shtator Komuna e Prishtinës do të organizojë këto konkurse ndërkombëtare arkitektonike.
1. Salla Koncertale e Komunës së Prishtinës – adaptim duke ruajtur identitetin e ndërtesës.
2. Salla e re e Sporteve me dorë (kapacitet 3000 – 5000 ulëse)
3. Shkolla e Muzikës. Adaptimi dhe renovimi i pjesës së Pallatit të Rinisë ku do të jetë shkolla e Muzikës
Po ashtu së shpejti pritet edhe konkursi për spitalin e kryeqytetit!