×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Me Besnik Bislimin kemi publikuar dikur dokumente që janë cilësuar si “fshehtësi zyrtare”

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ia ka rikujtuar Lëvizjes Vetëvendosje publikimin e kontratës së qeverisë së Kosovës me Bechtel Enka, e cila ishte cilësuar si fshehtësi zyrtare.

    Ahmeti këtë reagim e bën në mbrojtje të mediave të cilat janë bërë cak i intervistimeve nga policia e Kosovës pas publikimit që gazeta online “Insajderi” e bëri lidhur me vonesat në sigurimin e vaksinës nga ministria e Shëndetësisë.

    Ai ka thënë se nga mediat nuk duhet të japin asnjë burim të informatës, pasi kështu kanë vepruar edhe Ahmeti e nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi dikur dhe kjo garantohet me ligj./FrontOnline

    Ky është reagimi i tij:

    Kur askush nuk e dinte se çka përmban kontrata e autostradës me Bechtel Enka dikush e ka dorëzu në mënyrë anonime kopjen e kontratës. Përkundër rreziqeve e rrethanave në një konferencë për media të Levizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi dhe unë kemi publikuar atë kontratë, të cilësuar si fshehtësi zyrtare.

    Edhe pse mendoj se e di kush na e ka dhënë në asnjë rrethanë nuk do të pranoja ta jap emrin sepse publikimi i kontratës ishte interes publik.

    Në punën time si kryetar shumë shpesh mediat informojmë vetëm lajmet e këqija për komunën. Disa i kam konsideruar armike. Por, pjesë e demokracisë janë mediat e lira dhe ndjekja e interesit publik nga ana tyre pa marr parasysh sa dobëta e sa të kapura mund të jenë ato.

    Meqë nuk përzihem as në punët e policisë e as të prokurorisë, së paku mund ti lus (ar)miqët e mi në insajder mos ta japin emrin e burimit të informatës. Jo pse e mbrojnë burimin e informatës në këtë rast por inkurajojnë rastet e tjera në të ardhmen. Jam i sigurt se kjo shoqëri e jona me demokraci të brishtë do ta ketë reagimin e duhur.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka qëndruar sot në Komunën e Junikut, ku së bashku me kryetarin e...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se, raportimet kinse Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava. Haradinaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimi Evropian. Përmes një shkrimi X, Bislimi tha...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e Vetëvendosjes, Mirlinda Tishukaj, ka reaguar për situatën që po krijohet rreth koordinatores së komiteteve, Dejona Mihali. Ajo shprehu shqetësimin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.