Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se tani ka marrë lejen nga institucionet shtetërore për të marrë testet serologjike të ndaluara në doganë që nga muaj mars.
“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, ka shkruar ai në Facebook.