×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti i përgjigjet Hazirit për taksën: Nale dorën Lutë, sigurisht ta kanë keqinterpretuar

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Gjilanit, Lufti Hazirit, në lidhje me projektin për t’u vendosur një taksë prej 10 eurove për hyrje në kryeqytet,  cili tha se Prishtina ka me pagu dhjetëfishin e taksës, shkruan Front Online.

    Ahmeti  dyshon se dikush ia ka keqinterpretuar projektin Hazirit.

    “Sigurisht ja kanë keqinterpretu dicka që shumë mirë e shpjeguam.  Nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura.  Kjo vlen për krejt dhe jo veç për regjione të tjera”, shkruan Ahmeti.

    Lutfi Haziri nervozohet me Shpend Ahmetin: Kanë me e pagu 10-fish ma shtrenjtë kalimin në Gjilan

    Postimi i plotë i Ahmetit:

    Luta, kolegu im ka thënë se Prishtina ka me pagu dhjetëfishin e takses së Prishtinës.  Nale dorën Lutë ?.

    Sigurisht ja kanë keqinterpretu dicka që shumë mirë e shpjeguam.  Nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura.  Kjo vlen për krejt dhe jo veç për regjione të tjera.

    E dyta, ngadale se nuk fillon tash.  Do të ketë diskutime e sistem etj etj.  Kjo shkon bashkë edhe me rregullin në trafik, me kamerat e trafikut etj. Pra, ka kohë dhe është politikë progresive.

    Numri i sëmundjeve respiratore dhe fataliteteve si rezultat i ndotjes është i madh.  Dhe po, vetura është një prej armiqëve kryesor në këtë aspekt.  E kuptojmë si nevojë kur dikush ka punë në qendër të qytetit, por nuk e kuptojmë si shetitje pa nevojë.

    Po ashtu lexova se dikush nga Vetëvendosje na paska kritikuar.  Së pari duke shpërnda premisa të gabueshme e mandej mbi to duke ndërtu propagandë.  Këtij personi që ka qenë përgjegjës për zhvillim të propagandes në Levizje i them se ja dërgoj emrat e krejt kryetarëve socialdemokratë e socialistë të cilët mund ti takojnë në Aleancen Progresive e le ti pysim cka mendojnë ata për congestion charge.

    Mesazh kolegut tim Lutës – mundesh me më pyt para se me hi në reciprocitet ? por, edhe po të ishte propaganda e vërtetë – ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë.  A ka lirim për dhondur në Gjilan? ?

    Pak hajgare por një gjë është serioze.

    Shëndeti para veturave – gjithë e përgjithmonë!

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Policia në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, që shihet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Profesori i Shkencave Juridike, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se Asociacioni nuk është diçka pozitive dhe për këtë nuk po përmendet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni po përgatisin një plan kundër banorëve tjerë në shtëpi. Dyshja planifikuan që të sillen kinse nuk flasin me njëri-tjetrin,...
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.