×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Çfarë kuptimi ka mbyllja e kufijve kur në Ballkan fshihen shifrat e të infektuarve

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar rreth situatës pandemike në Ballkan dhe rritjes enorme të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19.

    Sipas tij, Ballkani gjendet në kulmin e pandemisë dhe është shprehur kritik ndaj vendimeve të disa shteteve për mbyllje të kufijve.

    Madje Ahmeti ka thënë se ka shtete në Ballkan të cilat edhe po i fshehin shifrat e personave të infektuar për shkak të turizmit.

    “Shtetet e Ballkanit janë ne kulmin e epidemisë.  Disa mund të fshehin numra për shkak të turizmit. Por përafërsisht të gjithë në shporten e njejtë.  Çfarë kuptimi kanë mbyllja e kufijve apo ndalesat më të mëdhaja se brenda shtetit ende nuk e kuptoj!”, ka shkruar ai.

    Sa i përket rritjes së rasteve të personave të infektuar me COVID, Kosova dje ka shënuar një rekord të ri. Si pasojë  e kësaj, edhe Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar një varg masash.

    Sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, pritet që të rriten kontrollet nëpër kufij, dhe personat që lëshojnë Kosovën për një periudhe kohore prej 48 orësh, në momentin kur do të kthehen do t’iu kërkohet testi PCR  apo vetëdeklarimi për izolim 7 ditor.

    Aktualisht vetëm Shqipëria i ka kufijtë e hapur me Kosovën. Në Serbi, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi nuk mund të futesh pa e dokumentuar se nuk je i infektuar me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë. Në një postim në platformën X,...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Idriz Vehapi ka shkruar për takimin që të dielen ka pasur me qytetarët e Komunës së Rahovecit,...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar Kooperativën Bujqësore “Krusha”, ku u prit nga drejtuesja, Fahrie Hoti....
    Lajme13 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka njoftuar se ka qenë në vizitë tek Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit...
    Lajme13 Janar 2025
    Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, dhe të tjerëve të akuzuar për bashkëveprim në krime...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës Alban Zogaj dhe asambelistin Amir Simnica u...
    Sport13 Janar 2025
    Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Fury i cili dështoi që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.