×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmetaj: Kurti herë i lavdëron e herë i demanton vendimet e veta, ambasadori Hovenier ka të drejtë

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore e Kosovës, në Bruksel, për FrontOnline thotë se i kanë parë në vazhdimësi shqetësimet e SHBA-ve ndaj Qeverisë Kurti.

    ‘’Ne në vazhdimësi shohim shqetësime lidhur me vendimet që Kurti i merr vet. Në një moment vendimet i lëvdon dhe në një moment tjetër i demanton dhe i shpallë anti-kushtetuese dhe që nuk përkojnë me Kosovën dhe ambiciet e saj’’ thekson ajo.

    Ahmetaj, thotë se si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti, kanë ardhur edhe sanksionet dhe masat e BE-së ndaj Kosovës, duke u përjashtuar nga fondet e BE-së.

    ‘’Qëndrimet e ambasadorit amerikan të shprehura në vazhdimësi  dhe jo vetëm mbrëmë, për veprimet e Kurtit i kemi parë në vazhdimësi dhe si pasojë e veprimeve të tilla (të Qeverisë) sot Kosova është në sanksione të BE-së dhe ditë më parë nga fondi prej 6 miliardë euro që ishte ndarë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, prap Kosova u përjashtua, për faktin se është nën sanksionet e saj’’ deklaron ajo.

    Ish-ambasadorja, potencon se kjo tregon e tregon edhe qëndrimin e ambasadorit amerikan ndaj Qeverisë.

    ‘’Kjo e tregon dhe e konfirmon qëndrimin e ambasadorit amerikan dhe realitetin në të cilin Kosova është duke jetuar pikërisht në diçka që bie si pasoj e veprimeve të zotërit Kurti’’ deklaron ajo.

    Nënkryetarja e PDK-së, shprehet se kryeministri Kurti është duke u munduar të fitojë kohë dhe ta prolagnoj vendimin të cilin e ka marrë vet, sa i përket statutit të Asociacionit.

    ”Zoti Kurti duke besuar se BE është në zgjedhje dhe duke e nuhatë edhe përiudhën para zgjedhore në Kosovë, është duke u munduar të fitojë kohë dhe ta prolagnoj vendimin, pikërisht për çështjen e statutit të Asociacionit që të mos e procedoj më tutje, në mënryë që të ikë  nga vendimet dhe përgjegjësive që vet i ka marrë” thekson ajo.

    Ahmetaj, thotë se ka plan për sekuencimin që është një udhërrëfyes për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruskel dhe për këtë Kosova dhe Serbia kanë kohë deri me 18 korrik që në formë të shkruar të i dërgojnë komentet e tyre.

    ”Po ashtu dy ditë më herët në takimin që u mbajtë në Bruskel është bërë plani i sekuencimit, një udhërrëfyes për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruskel dhe pala kosovar sikurse ajo serbe, do të detyrohen që deri me 18 korrik në formë të shkruar të i dërgojnë komentet e tyre, pra pikërisht ky është ai realiteti në të cilin ne jemi dhe unë nuk pres diçka tjetër përveç ikjes së tij nga përgjegjësit që i ka marrë” shprehet Ahmetaj.

    /FrontOnline/

    Deklaratat e ambasadorit Hovenier shihen shqetësuese në Kosovë

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme07 Korrik 2024
    Qeveria “Kurti” është kritikuar edhe nga Sindikata e Arsimit. Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha për Front Online se ministri Hekuran Murti e ka...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur sërish për rritjen e prodhimit të grurit në Kosovë për vitin 2024. Peci përmes një...
    Lajme07 Korrik 2024
    Bordi i RTK-së përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, e...
    Të tjera
    Lajme07 Korrik 2024
    Ministria e Punëve të Brendhshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë nesër...
    Kronika07 Korrik 2024
    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar 1 mijë 780 gjoba trafiku. Ndërkaq 25 aksidente me të lënduar janë regjistruar...
    Lajme07 Korrik 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, thotë për Front Online se Kontrata Kolektive është dashur të negocitohet, në mënyrë që punëtorët...
    Kronika07 Korrik 2024
    Një person në Zubin Potok sapo ka vërejtur patrullën policore është larguar nga vetura në drejtim të panjohur ku dyshohet të kishte...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se qeveria “Kurti” nuk ka bërë pothuajse asnjë punë që do ta...
    Kronika07 Korrik 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi njëri prej tyre ka rrahur policët, ndërkaq dy të tjerët i penguan ata në kryerje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.