×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmetaj: Kosova s’do t’i përfitojë 880 milionë euro për shkak të sanksioneve

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes, por nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, konsideron si të pabesueshme që Kosova të përfitojë nga ky fond, për shkak të sfidave të brendshme dhe faktit që vendi është ende nën sanksione.

    Në prag të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila pritet të jetë në Kosovë më 26 tetor, Ahmetaj theksoi rëndësinë e kësaj vizite pas marrjes së mandatit të ri dhe aprovimit të Planit të Rritjes.

    “Atëherë, jemi përpara dy momenteve të rëndësishme. Javën e ardhshme, zonja Von der Leyen pritet të vizitojë rajonin. Më 26 tetor, ajo pritet të jetë në Kosovë, dhe kjo vizitë është shumë e rëndësishme pas marrjes së mandatit të ri dhe aprovimit të planit për zhvillim nga Komisioni Evropian. Për këtë qëllim, edhe Kosova ka dërguar planin e saj. Mbetet të shohim me çfarë qëndrime do të vijë nga Brukseli dhe cilat do të jenë qasjet e saj në lidhje me këtë plan.

    Sigurisht, Kosovës i takon një pjesë nga fondi prej 6 miliardë eurosh, ku rreth 880 milionë euro janë të dedikuara për të. Sido që të jetë, është e pabesueshme dhe e vështirë të pritet që Kosova do të përfitojë ndonjëherë nga ky fond. Marrëveshja e tillë duhet të nënshkruhet, duhet të ratifikohet në Kuvend, por duke pasur parasysh se Kosova është ende nën sanksione, një gjë e tillë është e qartë se nuk do të përfitojmë”, ka thënë Ahmetaj në FIVE të Dukagjinit.

    Lidhur me takimin e radhë së kryenegociatoërve në dialogun Kosovë-Serbi, Ahmetaj shpreh dyshime të forta për përfitimet e këtij procesi gjatë viteve të fundit.

    Ajo ka shtuar se për pesë vite me radhë, takimet e dialogut nuk kanë sjellë rezultate konkrete, por kanë qenë më shumë për menaxhimin e krizave.

    “Një takim i rëndësishëm për dialogun do të zhvillohet gjithashtu. E them këtë si proces, por është e vështirë të besohet se do të ketë ndonjë rezultat konkret nga ky takim. Për pesë vite me radhë, të gjitha takimet e dialogut kanë qenë më shumë për të menaxhuar krizat sesa për të arritur rezultate konkrete. Nuk kanë prodhuar asgjë konkrete. Për më tepër, kemi një marrëveshje të cilën vetë zoti Kurti e ka pranuar, por kur vjen koha për ta implementuar, ai qëndron larg saj”, ka shtuar Ahmetaj.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Imer Raçi në një prononcim për “Front Online” ka folur për raportin e Bankë Botërore. Raçi ka...
    Lajme18 Tetor 2024
    Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një kopje e Ibrahim Rugovës dhe e Hashim Thaçit. Në...
    Lajme18 Tetor 2024
    Njohësit e fushës së ekonomisë, janë deklaruar për “Front Online”, duke thënë se është shqetësuese gjendja ekonomike në vend. Ish-kryetari i Odës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Vetëm pak ditë pasi nisi, “skema historike” e Italisë për dërgimin e azilkërkuesve në qendra të ndalimit në Shqipëri ka ngecur. Njësia...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se asamblistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e AAK-së,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë, gjatë ditës së djeshme kanë zbatuar masa...
    Lajme18 Tetor 2024
    Me synim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve si dhe parandalimit të dhunës në familje, Policia e Kosovës në Rajonin...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Gjermania nderoi të premten presidentin amerikan Joe Biden për kontributin e tij në marrëdhëniet transatlantike, përpara takimeve të tij me aleatët evropianë...
    Lajme18 Tetor 2024
    Në kuadër të projektit Mbështetja Ushtarake për Autoritetet Civile dhe vizitave në sektorët e infrastrukturës kritike, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.