×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ahmet Shala: Procesi i privatizimit ka qenë transparent, nuk ka pasur hapësirë për manipulime

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuat sot Ahmet Shalën, ish-zëvendësdrejtor menaxhues në AKM, raporton Front Online.
    Para anëtarëve të Komisionit, Shala theksoi se ka qenë për plotë 7 vite në pozitën e zëvendësdrejtorit në AKM.

    “Unë kam qenë pjesë e procesit të privatizimit gjatë periudhës korrik të viti 2002 dhe unë e kam përfunduar dhjetor të vitit 2007. Unë kam qenë i punësuar me konkurs të hapur dhe jam përzgjedhur në këtë detyrë si njëri ndër zëvendësdrejtorit. Të gjithë të punësuarit në atë kohë janë paguar nga Bashkimi Evropian“, ka thënë Shala.

    Ndër të tjera ai theksoi se ai në këtë institucion është punësuar me konkurs she se ka qenë i përzgjedhur nga ndërkombëtarët.

    “Unë jam kualifikuar dhe kam punuar edhe ai staf ndërkombëtar dhe të gjitha të drejtat që i kanë pasur ata i kam pasur edhe unë. Kualifikimi im ka qenë më i lartë sesa i disa ndërkombëtarëve që kanë qenë aty. Sigurisht që nëse do të isha si staf vendor do ta kisha pagën më të vogël“, ka pohuar Shala për Front Online.

    Ish-zëvendësdrejtori i AKM-së, deklaroi d edhe procesi i privatizimit ka vend për kritika qoftë edhe për modelin e përzgjedhur për privatizim.

    “Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara dhe asnjëra nuk e arrin objektivin për të cilin është dizajnuar. Modeli i përzgjedhjes nga Qeveria, BE dhe UNMIK i është përshtatur rrethanave dhe si i tillë nuk e ka arritur objektivin e zhvillimit ekonomik që nuk ka arritur që t’i mbajë në rezervë mjetet që janë mbledhur. Kjo mund të debatohet. Ata që e kanë dizajnuar kanë qenë përgjegjës për Kosovën dhe ne kemi arritur në një model që e ka zhbllokuar këtë proces”, ka deklaruar Shala, raporton tutje Front Online

    Megjithatë Shala beson se ky proces ndër vite ka qenë transparent dhe ku nuk ka pasur mundësi për manipulime.

    “Ky proces ka qenë më transparent dhe s’ka pasur mundësi që të manipulohet. Të paktën unë po flas për periudhën sa kam qenë vet aty. Kjo falë edhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe modelit të përzgjedhur”, ka thënë ai për Front Online.

    Ahmet Shala ishte ministër i Financave dhe Ekonomisë përgjatë viteve 2008-2011. Si ministër atëkohë Shala ishte përgjegjës për buxhetin, thesarin, mbledhjen e të hyrave si dhe për politikat ekonomike e fiskale në Kosovë./Front Online/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot se zyrtari i SHBA’së që po e viziton Kosovën Richard R.Verma ka konfirmuar se se SHBA...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e PDK-së, në hapjen e fushatës zgjedhore të kësaj partie...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të stabilizohet, si dhe do të ulet kostoja...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.