×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK reagon për intervistimin e Parim Ollurit nga Policia

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë reaguar pasi drejtori i gazetës Insajderi, Parim Olluri, është ftuar për intervistim nga Policia.

    AGK thonë se një veprim i tillë i Policisë është shkelje ekstreme e ligjeve që mbrojnë gazetarët dhe mediat.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, që mbrëmë është duke i përcjellë me shqetësim ngjarjet e zhvilluara pas publikimeve të Gazetës Insajderi.Për AGK-në është tërësisht i papranueshëm intervistimi i Parim Ollurit, Drejtor i Gazetës Insajderi me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi që kjo në thelb është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve’, thuhet në reagim.

    Nga AGK kanë bërë thirrje që të fillohen procedura disciplinore ndaj policëve dhe prokurorëve dhe në të njejtën kohë që të ndalet presioni ndaj gazetarëve.

    “AGK-ja u bën thirrje organeve kompetente që të fillojnë procedura disiplinore ndaj policëve dhe prokurorëve, të cilët kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, si dhe u bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevantë që të ndalin presionin dhe pengimin e ushtrimit të profesionit ndaj gazetarëve.

    Njëherësh, AGK-ja inkurajon të gjithë gazetarët që të mos dorëzohen përballë pengimeve të tilla dhe të punojnë me përkushtim që ta informojnë publikun”, përfundon njoftimi./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka qëndruar sot në Komunën e Junikut, ku së bashku me kryetarin e...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se, raportimet kinse Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Të tjera
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova do të luajë sot (e martë) ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve....
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava. Haradinaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimi Evropian. Përmes një shkrimi X, Bislimi tha...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.