×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu reagon pas plagosjes së policit në Veternik

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur me armë zjarri nga disa persona që po tentonin të grabisnin para nga një bankomat në Prishtinë.

    Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një qendër tregtare në lagjen Veternik.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas këtij rasti.

    Ai tha se sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të papranueshme dhe Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve të saj dhe shprehi gatishmërinë që të përkrah punën e palodhshme të tyre.

    Postimi i plotë:

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë si Ministër me shqetësim të madh pranuam lajmin për plagosjen e zyrtarit policor sot në mëngjes.

    Sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të papranueshme dhe Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve të saj dhe shpreh gatishmërinë që të përkrah punën e palodhshme të tyre.

    Policia e Kosovës është shembull për punën, përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, mirëpo ajo po goditet shumë herë nga ata që për interes kanë de-stabilizimin, kaosin dhe përfitimet nga aktivitetet kriminale.

    Secili zyrtar policor është një kujtesë e rreziqeve me të cilat përballet Policia jonë gjatë shërbimit ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

    Shoqëria jonë duhet t’i dënojë këto akte dhe të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës në parandalimin dhe zbulimin e rasteve të tilla.

    Zyrtarët policor në baza ditore vënë jetën e tyre në rrezik për mirëqenien tonë andaj respekti, integriteti, profesionalizmi i tyre na bënë krenar dhe obligues të gjithve për mbështetjen dhe ndihmën e pa rezervë për Policinë tonë.

    Me këtë rast, unë si Ministër i Punëve të Brendshme i dëshirojë shërim të shpejtë zyrtarit policor, duke uruar që rastet e tilla të mos përsëriten më dhe ofroj mbështetjen time të plotë Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera përgjegjëse për zbardhjen e rasteve të tilla sa më shpejtë.

    Ju na mbani të sigurtë dhe jepni çdo gjë nga vetja juaj, falemnderit për guximin dhe përkushtimin tuaj!

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Qipros. Foda ka mungesën e Zhegrovës, Muslijës e Muriq që janë përjashtuar dje,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare. Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një mal kritikash i ka drejtuar së fundi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për Qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, ndonëse me këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ka përfunduar aksioni i policisë në komunat paralele, ku është konfiskuar dokumentacioni i cili ishte brenda ndërtesave ku kishin vepruar këto komuna....
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare, ka menduar që të vendos kamera për monitorimin e shkollave, plan ky i cili parashihet të nis vitin e ardhshëm....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.