×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu: Mjerë LDK që ka ra në ‘derexhen’ e Gazit

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu iu është kundërpërgjigjur akuzave të bashkëpartiakut të tij, Gazmend Muhaxheri.

    Ky i fundit e ka quajtur Veliun ‘vetjak’ dhe si person me energji negative.

    Nga ana e tij, Veliu thotë se nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e Muhaxherit, kjo pasiqë ai ndryshon si ‘era’.

    “Personalisht duke e njohur karakterin e Muhaxherit nuk më bën përshtypje ajo çka thotë sepse ai është i njohur për mosqëndrueshmeri në mendime e qëndrime ai vazhdimisht ka ndryshu si era”, ka thënë Veliu.

    Veliu thotë se ndjen keqardhje se në çfarë, siç ka thënë ai ‘derexhe’ ka rënë LDK, duke përmendur emrin e Muhaxherit.

    “Më vjen keq për partinë time se ciles i kam shërbye për 31 vite në çfarë deregje ka ra me perfaqesue çifti i Muhaxherit! Nga Gazi, LDK dhe une kemi marre goditje edhe në të kaluaren sa ai ishte me partinë Ora”, ka theksuar ai për IndeksOnline.

    Ish- ministri përmend faktin se si dega e LDK-së në Podujevë ka sjellë vetëm fitore gjatë gjithë kohës.

    “Agim Veliu dhe dega e Podujevës asnjëherë nuk ka sjell negativitet për LDK-në për kundrazi ka sjellë vetëm fitore dhe ka qene dega me e fuqishme gjate gjithe kohës e edhe në këtë procesin e fundit qe e ka dyfishin e përqindjes së LDK-së. Edhe kur kam hanger plumba e kam dashtë LDK-në dhe do ta dua gjithë jetën edhe pse kjo si duket i paska pengue dikujt!”, tha ai.

    Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Muhaxheri shprehet publikisht kundër Veliut.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me përfaqësues nga Oda Tregtare...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në RTK ka folur edhe për çështjen e komentuar viteve të fundit, për çështjen e...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku....
    Lajme09 Tetor 2024
    Për herë të parë në 35 vite të ekzistencës së LDK-së si parti, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.