×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri flet për Albin Kurtin, rrëfen punën pa rrogë si kryetar dhe sqaron situatën e Mitrovicës

    FrontOnline
    05 Shtator 2019

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në Televizionin 7. Ai ka folur për anëtarësimin e tij në Vetëvendosje dhe pse e mbështet Albin Kurtin. Bahtiri ka folur për punën si Kryetar i Komunës së Mitrovicës që sipas tij qe gjashtë vjet e bën pa marrur rrogë. Ai ka treguar edhe arsyen se pse ka ndodhur destabilizimi i Mitrovicës.

    Bahtiri ka thënë se do t’ia bëjë një argat të fuqishëm Albin Kurtit, e kjo sepse sipas Bahtirit, këtij vendi i nevojiten politikat e Kurtit.

    “Pacollin unë e kam mik të familjes, por e unë do t’ia bëjë një argat të fuqishëm Albin Kurtit, për politikat e të cilit ka nevojë vend”, ka thënë Bahtiri në Pressing.

    Bahtiri e ka vlerësuar lartë figurën e Kurtit.

    “Albini është një lis i cili nuk e pyet askënd se sa i lëshon rrënjët në tokë”, ka shtuar Bahtiri.

    Bahtiri ka thënë se ka 6 vjet që nuk merr as mëditje e as pagë për shërbimet e tij që i kryen si i pari i Mitrovicës.

    “Unë që kur i kam fituar zgjedhjet si kryetar i Mitrovicës, qe gjashtë vjet unë nuk marr as mëditje e asnjë cent dhe as nuk do të marrë kurrë për punën që bëj”, ka thënë Bahtiri në Pressing.

    Ai gjithashtu është shprehur se ka bërë një shpërblim duke premtuar se kushdo që zbulon një keqpërdorim të parave nga ai, do të shpërblehet me 5 mijë euro.

    “Unë i kam qitë 5 mijë euro, për këdo që gjen keqpërdorim të parave nga ana ime. Deri tash askush nuk e ka fituar shpërblimin”, u shpreh  Bahtiri.

    Bahtiri ka folur edhe për gjendjen në qytetin e Mitrovicës dhe arsyen se pse është qytet i destabilizuar.

    Destabilizmi i Mitrovicës ka ndodhur për një arsye. Kanë krijuar destabilizim kanë vendosur pengesa mes popujve dhe kanë penguar paqen. Këtë e kanë bërë vetëm për një arsye. Që të kontrabandojnë. Këtë e kanë bërë në bashkëpunim me serbët e veriut”, ka shtuar Bahtiri.

    Ai ka thënë se VV-ja do të dal e para në zgjedhje.

    “Unë mendoj se VV’ja do të del përmbi 32%, e dyta është LDK’ja, dhe për vendin e tretë do të luftojnë PDK dhe AKR’në. Ndërsa për AAK’në ka refuzuar të flasë”, ka thënë Bahtiri në T7. /GazetaExpress/

    Bahtiri ka folur edhe për rastin në Mitrovicë ku një person, që më vonë kishte dalë të jetë një militant i PDK’së, e kishte penguar të priste shiritin.

    “Ata kanë dashur që të bëhet konflikt aty. Por si do të bëja unë konflikt në një vend ku kishte fëmijë. Ishte poshtërsi. Nuk më frikëson askush. Unë nuk isha i përgatitur. Agim Bahtiri as nuk blihet as nuk frikësohet”, ka thënë kreu i Mitrovicës.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.