×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Agani: Qeveria po synon që para themelimit të Asociacionit, ta shtrijë sovranitetin në veri

    FrontOnline
    27 Mars 2024

    Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po synon që ta shtrijë sovranitetin në veri të vendit para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    Kjo sipas tij, ka ndodhur pasi nuk është bërë një analizë më në detaje të implikimeve të cilat mund të ndodhnin si shkak i implementimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Agani ka thënë se kryeministri Albin Kurti, duke u munduar që të shtrij sovranitetin në veri të vendit, me çështjen e dinarit ka bërë gabim në hapat që ka ndërmarr.

    “Është e qartë synimi i qeverisë që para se të vihet në fazën përfundimtare të rregullimit të marrëdhënieve me shtetin e Serbisë në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Fillimisht të rrumbullakohet më tepër sa është e mundur sovraniteti i shteti në veri. Tash çështja e dinarit edhe largimi i tij nga tregu ka të bëjë edhe me rrumbullakimin e sovranitetit financiar. Në fazën paraprake ka arrit një shkallë e konsiderueshme e sovraniteti në rrafshin e sigurisë në alokimin e trupave të shtuara të Policisë në vend dhe me shtimin e sundimit dhe rendit e ligjit në veriun e vendit”, ka thënë Agani.

    “Kjo përpjekje e qeverisë është e qartë dhe po tentohet që para se të procedohet në draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe para se të hyhet në themelimin e këtij obligimi të cilin tani më Kosova e ka marr qysh prej viti 2013, fillimisht shtrihet sovraniteti në masën maksimale në veri të vendit në të gjitha aspektet e rëndësishme. Por në gjithë këtë proces si duket është bërë një gabim në hapa dhe pa një analizë më në detaje të implikimeve të cilat mund të ndodhin”, ka thënë ai.

    Agani ka thënë se veprimi i qeverisë pa një analizë se si kjo rregullore do të reflektoj në jetën e qytetareve në veri ka bërë që vendi të vije në një situatë në të cilën është tejkaluar kufiri i ndjeshmërisë dhe i tolerancës së partnerëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të qeverisë, ku kanë pasur edhe reagimet e ashpra të tyre.

    “Se si kjo do të reflektoje në jetën e popullatës në Mitrovicën e veriut dhe tri komunat e tjera të veriut të vendit, atyre komuniteteve të margjinalizuara, bëhet fjalë për pensionistet dhe personat me aftësi të veçanta. Do të thotë kemi ardhur në situatën në të cilën është tejkaluar ai kufiri i ndjeshmërisë së partnerëve tanë ndërkombëtarë, i tolerancës së tyre ndaj veprimeve të qeverisë dhe kemi pasur një reagim të ashpër në lidhje me këto veprime të qeverisë”, ka thënë ai.

    Kryetari i PD-së ka thënë se reagimet që ka marr Kosova si shkak i kësaj çështje nuk e gëzojnë as kënd në vend, kjo pasi sipas tij, çdo gjë që ka arritur Kosova është falë ndërkombëtareve.

    Ai ka thënë se qeveria duhet që të ndërmarr masat të cilat do të korrigjon këto mos pajtime cilat kanë ndodhur.

    “Natyrisht as një qytetar të vendit kjo nuk e gëzon, duke pasur parasysh faktin se çdo gjë që ka arritur Kosova në dekadat e fundit, posaçërisht në tri dekadat e fundit ka qenë fal një bashkëpunimi tejet konstruktiv dhe bashkëpunimi sistematik me partneret ndërkombëtarë. Në radhë të parë ShBA-të dhe shtet e BE-së. Shpresoj që qeveria e ka kuptuar gabimin e saj në këtë aspekt ndërsa do të ndërmarr masat të cilat do të korrigjojnë këto mos pajtime cilat kanë ndodhur. Dhe ajo me më rëndësi do të ndërmerr masa të cilat në radhë të parë përmirësojnë cilësinë e jetës e qytetareve në veriun e vendit, pra kjo është me rëndësi që as një qytetarë në vend të mos jetë i kërcënuar dhe i rrezikuar për shkak të mungesës së mjeteve të tyre, të cilat është mësuar që ti merr më shumë se dy dekada në shtëpinë e tyre në mënyrën siç e kanë marr deri tash”, ka thënën ai./EO

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.