×
  • Lajme
  • Lajme

    Agani: Jam plotësisht i bindur se do e kalojmë pragun zgjedhor

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Kreu i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i cili tashmë është pjesë i koalicionit  ”Lista për Familjen” bashkë më AKR-në e Behgjet Pacollit dhe me dy ish-deputetët e VV-së, Eman Rrahmanin e Visar Korenicën, për FrontOnline, shpreh bindjen e tij të plotë se ky koalicion do e kalon pragun zgjedhor prej 5%, në zgjedhjet e përgjithshme qendrore që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.

    Këtë besim ai e bazon në atë që sipas tij, lista e këtij koalicioni do të përmbajë cilësi të jashtëzakonshme të kandidatëve për deputet.

    ‘’Jam thellë i bindur se lista zgjedhore e koalicionit për familje do të kalojë bindshëm pragun zgjedhor duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të kauzës sonë politike dhe cilësinë e jashtëzakonshme të kandidatëve tonë për deputet veçanërisht në aspektin e integritetit kombëtar, etik e moral si dhe kapaciteteve të tyre profesionale politike’’ thotë Agani për FrontOnline.

    Ai thekson se lista e kandidatëve të këtij koalicioni do të përbeje kandidatë që do të sublimojnë përvojën në politikën e vendit dhe do të sjellin energji të reja politike.

    ‘’Koalicioni për familje do të ketë listë të plotë zgjedhore me kandidat tejet cilësor të cilët në një aspekt do të sublimojnë përvojën e bollshme në politikën e vendit ndërkaq nga ana tjetër do të përfaqësojnë energjitë e reja politike që nga baza qytetare do të ngritën mbi bazën e platformës progresive demokratike konservatore’’ shton Agani.

    Kreu i PD-së, thotë se lista e Koalicionit për Familje do të jetë tërësisht e plotësuar.

    ‘’Theksova se lista e kandidatëve do të jetë e plotësuar në tërësi’’ tha Ferid Agani për FrontOnline/FrontOnline/

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Francë, me rastin e Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë. Atje, Osmani u...
    Lajme04 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim drejtorin e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Siguri të Kroacisë, kolonelin Drazhen Jozhef....
    Lajme04 Tetor 2024
    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre shtetasve nga Shqipëria, të cilët janë në kërkim si të dyshuar...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia bën të ditur se për rastin ishte njoftuar rreth orës 12:20, të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiut. Të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Bloomberg” ka folur për kritikat ndërkombëtare që ka marrë rreth veprimeve në Veri dhe...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kanë mbajtur sot Kuvendin e degës së partisë në Istog prej ku edhe kanë...
    Vip04 Tetor 2024
    Këngëtari Ylli Limani muaj me parë ka treguar lajmin e bukur pasi është bërë dajë. Motra tij Hana është bërë nënë që...
    Sport04 Tetor 2024
    Ferizaj ka kaluar në avantazh ndaj Dukagjinit.Skuadra e Arsim Abazit ka realizuar për 1 me 0. Abdul shënoi në portën kundërshtare në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.