×
  • Lajme
  • Lajme

    Afro 3 mijë kosovarë erdhën në Kosovë pas hapjes së aeroportit

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Fluturimet në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ishin ndërprerë qysh në muajin mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Pas katër muajve, aeroporti u hap javën e kaluar për udhëtarë.

    Si pasojë e kësaj shumë kosovarë që kishin shkuar të vizitojnë vendet evropiane kishin mbetur atje, e shumë nga diaspora u desh t’i anulojnë pushimet në vendlindje.

    Mirëpo, në ditën e parë të hapjes së aeroportit, më 28 qershor, kishin ardhur afro 3 mijë udhëtarë në Republikën e Kosovës.

    Ndërsa, 885 të tillë janë larguar nga këtu.

    Për tre ditë, që nga 28 deri më 30 qershor, Aeroporti i Prishtinës u kishte shërbyer 9393 udhëtarëve, që kanë pasur 93 fluturime në ardhje dhe vajtje.

    Kështu bëri të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i aeroportit “Adem Jashari”, Bujar Gashi.

    Sipas të dhënave që ka marrë IndeksOnline, për tre ditë rresht intensiteti i të arriturve në Kosovë ishte thuajse i njejtë.

    “ Më 28 qershor kanë ardhur 2993 udhëtarë, 885 në shkuarje, më 29 qerdhor 2027 në ardhje, 400 në shkuarje, e 30 qershor 2429 në ardhje e 594 në shkuarje”.

    Sipas Gashit, Zvicra dhe Gjermania mbeten vdenet me numrin më të madh të fluturimeve për në Aeroportin e Kosovës.

    “Që nga hapja e Aeroportit , ne ju kemi shërbyer 9393 udhëtareve, dhe kemi pasur 93 fluturime ne ardhje dhe në shkuarje.

    Në ditën e parë (28.05.2020) kemi pasur 3878 udhëtare ( 2993 në ardhje ) dhe (885 në shkuarje).

    Zvicra dhe Gjermania mbeten vendet me numrin më të madh të fluturimeve për nga Aeroporti i Prishtinës.

    Ne presim gjatë javes që listës së destinacioneve ekzistuese t’i shtohet Londra ( Heathroë Airport) nga kompania a famshme ajrore British Airëays”, tha ai

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    Policia e Kryeqytetit që nga 1 prilli, më saktë për 17 ditë ka arritur t’i identifikojë 28 persona të dyshuar, ndaj të...
    Lajme18 Prill 2025
    Komisioni Disiplinor i kompanisë “Trepça” Sh.a ka vendosur që pas suspendimit, t’ia ndërprejë marrëdhenien e punës, ish-ushtruesit të detyrës së Kryeshefit, Enis...
    Lajme18 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës së Kosovës”, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Osmani ka ndarë...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2025
    Një 67-vjeçar me inicialet F.A. është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë–Zveçan. Në njoftimin e policisë thuhet se viktima...
    Lajme18 Prill 2025
    Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën...
    Lajme18 Prill 2025
    Tarifat do të ngadalësojnë ekonominë globale, por nuk do të shkaktojnë recesion mbarë botëror thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Drejtoresha e organizimit ndërkombëtar...
    Lajme18 Prill 2025
    Thirrja e partive politike për një takim konsultativ dhe më pas ndërprerja e seancës pas mosarritjes së një konsensusi duke mos hedhur...
    Lajme18 Prill 2025
    Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angili....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.