Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Afrikë më shumë nejrëz kanë vdekur tani në pandeminë e koronavirusit sesa gjatë shpërthimit të Ebolas që zgjati nga viti 2014 deri në vitin 2016.
“Në më pak se pesë muaj, Covid-19, ka marrë jetën 11.959 njerëzve, duke kapërcyer kështu 11.308 jetë të humbura në shpërthimin e Ebolas gjatë vitit 2014 deri në vitin 2016″, thanë ekspertët e OBSH-së të mërkurën.
Sipas raporteve, numri i të infektuarve me koronavirus në Afrikë ka arritur në 500.000 persona.
“Më shumë se një e treta e vendeve në Afrikë kanë dyfishuar rastet e tyre gjatë muajit të kaluar, gjë që ka qenë një kërcënim i vërtetë për sistemin shëndetësor në kontinent”, tha Dr Matshidiso Moeto, drejtor i OBSH-së në Afrikë.
OBSH tha gjitashtu se disa vende po përjetojnë një rritje enorme të rasteve me koroanvirus, ndërsa disa të tjerë po tregojnë shenja përmirësimi.