×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroporti në pritje të Qeverisë për nisjen e fluturimeve

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që u mbajt më 7 qershor, ku u vendos që të hapen kufijtë tokësorë të Kosovës, të cilët ishin mbyllur si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19.

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, tha të martën se pret që fluturimet të nisin brenda dhjetë ditësh. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, kanë thënë për Express se janë të gatshëm për të nisur punën

    Në Kosovë ka nisur faza e lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19.

    Deri më tani janë hapur çerdhet, kafiteritë, restorantet, qendrat tregtare, aktivitetet sportive, muzetë, galeritë e artit, transporti urban e ndërurban, e po ashtu është larguar masa e kufizimit të lëvizjes.

    Tani, qytetarët kanë të drejtë qarkullimi 24 orë në ditë brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

    Por, transporti ajror nuk është hapur.

    Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha për Express se janë të gatshëm për të nisur punën.

    “Ne jemi të gatshëm me të gjitha kapacitetet humane dhe teknike dhe bazuar në Agjencionin Europian të Sigurisë së Aviacionit si dhe rregullativat e autoriteteve tjera relevante që të ofrojnë shërbime kompanive ajrore dhe udhëtarëve si në nisje po ashtu edhe në ardhje”, ka thënë Gara.

    Por, Gara ka bërë të ditur se për të nisur punën transporti ajror, i duhet dritë e gjelbër nga Qeveria e Kosovës.

    “Mirëpo për udhëtarët në ardhje presim që në ditët në vazhdim të kemi një vendim të kemi një vendim nga Qeveria e Kosovës për lejimin e tyre dhe t’i kthehemi operimeve të plota”, deklaroi Gara.

    Transporti ajror komercial ka qenë i lejuar edhe gjatë kohës së pandemisë, derisa sa iu përket fluturimeve për kthim në Kosovë, kërkesa duhet të bëhet në Ambasadën e Kosovës në vendet përkatëse.

    Ndërkohë, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, të dielën në mbledhjen e Qeverisë tha se do të nis konsultimet me autoritetet përkatëse për hapjen e aeroportit.

    E të martën ai tha se pret që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rinisin brenda dhjetë ditësh.

    Abrashi tha për Radion Evropa e Lirë se ka zhvilluar takime me të gjitha institucionet, përfshirë këtu Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për rikthimin sa më të shpejtë të fluturimeve.

    “Po bëjmë përpjekje që brenda dhjetë ditësh të bëhet rifillimi i plotë i fluturimeve ndërkombëtare, duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi], të lëshuara nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Abrashi./

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.