×
  • Vip
  • Vip

    Adrola Dushi tregon arsyen përse ka “sakrifikuar” SHBA-në për Shqipërinë

    FrontOnline
    21 Shtator 2023

    Mes angazhimve profesionale dhe aludimeve për jetën personale, teksa prej kohësh tashmë përflitet në mediat rozë për lidhjen e mundshme me Capital T, Adrola Dushi padyshim është një prej personazheve që qëndron gjithnjë në qendër të vëmendjes në vendin tonë, por edhe pse ky është fakt, intervistat e saj janë mjaft të rralla.

    Megjithatë, pasditen e sotme ajo ishte e fftuar në “Pardon My French”, në Top Albania Radio, në puntatën hapëse të sezonit të ri me Jonida Alickollin dhe Eno Popin, ndërsa modelja e njohur ka folur në lidhje me gjithcka që po ndodh me jetën e saj.

    “Falë Zotit, mirë(shkojnë gjërat). Mirë po shkojnë, gjërat kanë marrë rrjedhën e duhur në jetë time, jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë. Faleminderit nga Zoti.”- thotë Adrola, teksa shfaqet mjaft e qetë, ndërsa në lidhje me karrierën e saj në modeling, që tashmë është e ndarë mes dy shteteve, por së fundmi kryesisht e përqëndruar në Shqipëri, u shpreh:

    “Momentalisht jam në një luftë të madhe me menaxherin tim në Amerikë, mesazhet e të cilit janë ‘ahh moj Adrola pse nuk erdhe’. Jam mirë me karrierën, por gjëja që them që jam mirë është fakti që kam mësuar t’i ndaj gjërat dhe punët dhe të di cilat punë vlejnë për mua dhe cilat nuk vlejnë për mua, cilët njerëz vlejnë afër meje dhe cilët nuk vlejnë afër meje dhe kjo është arsyeja se pse jam shumë mirë sepse kam mësuar shumë që ta dua veten. Jo që të lyhem bukur dhe të vesh këpucë të bukura por të dua qënien time.”

    Megjithatë, modelja duhet të ketë një arsye të fortë që ka zgjedhur Shqipërinë para SHBA-së, të paktën momentalisht dhe sipas Adrolës është:

    “Kur ika nga Shqipëria para disa vitesh ika me idenë që nuk do të kthehesha më. Do të kthehesha patjetër, por jo për punë apo ku di unë që të isha shumicën e kohës këtej. Unë nuk u ndava kurrë nga Shqipëria të them të drejtën. Duhet një shkëputje herë pas here, por që unë nuk jam shkëputur kurrë nga Shqipëria, kam shumë njerëz që dua këtu, kam shumë njerëz që nuk rri dot larg, kam edhe shumë punë realisht që më duan patjetër këtu për shkak të kontratave 1 apo 2-vjeçare. Shkoj edhe në Amerikë, por tani është koha më pikante në Nju Jork të them të drejtën, është Fashion Week dhe të gjitha me radhë dhe unë thjesht po mungoj. Për momentin janë Fashion Week për veshjet e ditës dhe Fashion Week që bëhet në tetor për fustanet e nusërisë. Këto janë dy gjëra që janë momentalisht dhe që bëhet nami në Nju Jork. Më pas janë edhe kompanitë e tjera që unë kam punuar prej vitesh me ta. Photoshooting, video, flokët, make-up.”

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain. Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Është rihapur rruga Korçë-Ersekë, ku rruga tanimë është bërë edhe më e shkurtë. Kështu të paktën ka bërë të ditur kryeministri shqiptar,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kjo ministri ka pritur dhe akomoduar sot 68 afganë, për...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij është gati për fitore të reja. Tutje, ai...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dalë me sqarim sa i përket çështjes me shujta të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.