×
  • Sport
  • Sport

    Adrian Bajrami rinovon me Benfican

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Adrian Bajrami ka rinovuar kontratën me Benfican. Ai është pjesë e ekipit të dytë – Benfica B.

    Qendërmbrojtësi shqiptar zgjati kontratën deri në verën e vitit 2026.

    Ai te gjiganti portugez është që nga viti 2018, kur ishte transferuar nga Young Boys.

    Bajrami kaloi grupmoshat U17, U19 dhe U23 – teksa nga viti 2022 aktivizohet te Benfica B.

    21-vjeçari këtë sezon ka regjistruar 20 paraqitje dhe ka kontribuar me një gol e dy asistime.

    “Është një krenari e madhe, jam shumë i lumtur me rinovimin tim. Shpresoj të vazhdojë të punojë shumë dhe ta përfaqësojë Benfican në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai për “BTV”.

    Bajrami, i cili ka edhe pasaportë zvicerane, mbetet i vendosur në dëshirën e tij për të arritur tek ekipi i parë i “Shqiponjave”.

    “Një nga objektivat është i qartë: të arrijë ekipin A. Por, për momentin jam i fokusuar te ekipi B, të punojë fort, të fitojë ndeshje dhe të rritem, sigurisht”, deklaroi ai.

    Adrian Bajrami kujtoi edhe momentet kryesore që ka përjetuar, duke kujtuar emocionin e një arritjeje unike. “Të vija këtu [te Benfica] dhe të bëhesha kampion kombëtar me të rinjtë ishte e pabesueshme. Pastaj, prapë arrita të fitoja Kupën Interkontinentale… është e pashpjegueshme! Dhe tani po luaj rregullisht në ekipin B. Gjëja më e rëndësishme është të vazhdojmë të luajmë, të punojmë mirë dhe të rritemi”, tha Bajrami.

    Adrian Bajrami numëron tri paraqitje me Kombëtaren A të Shqipërisë, por në të tri rastet ishin ndeshje miqësore.

    Ai ka dy paraqitje me Shqipërinë U19 dhe gjashtë tjera me Shqipërinë U21. /Gazeta Express/

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.