Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi, ka ndarë një moment të veçantë në rrjete sociale për të festuar.
Është fjala për përvjetorin e martesës, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, sot (e hënë) kremtojnë 10 vite së bashku.
Me këtë rast, artistja ka ndarë disa fotografi të rralla nga dasma e tyre e organizuar.
“U plakshim bashkë zemër. 2011”, ka qenë përshkrimi i postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.
Të njëjtit ndajnë bashkë dy vajza: Fionën dhe Melisën.