×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Kurti do të kandidojë për kryeministër

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkoj në zgjedhje, u përfol se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do të mbahen, raporton Gazeta Express.

    Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se vepra për të cilën ngarkohet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk do ta pengojë atë që të kandidojë në zgjedhje.

    Ai është shprehur se nuk ka ndonjë pengesë ligjore për kandidimin e Kurtit dhe deputetët tjerë të këtij subjekti.

    “Ne kemi analizuar këtë çështje është fjala për pikën 16 të vendimit . Sipas analizave tona dhe konsultimeve që kemi bërë me juristë del të jetë që zoti Kurti dhe deputetet që janë përmendur nuk kanë asnjë pengesë ligjore që të jenë pjesë e listës për deputet. Nuk duhet të ekzistojë një pengesë e tillë, pra nuk ka ndonjë arsye që Kurtit t’i ndalohet kandidatura”, ka thënë ai.

    Abrashi ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses, ndonëse ka thënë se duhen edhe vendime tjera që kjo Gjykatë të tregoj se është  transparente.

    “Gjykatës i duhen ende shumë raste të tjera që ta dëshmojë objektivitetin dhe transparencën, por me këtë vendim që ka marrë është në rrugë të duhur. Kjo është mënyra e vetme si duhet të funksionojë një institucion i tillë”, ka shtuar ai./FrontOnline/

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Paris. Ai atje ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Bonne,...
    Lajme12 Shtator 2024
    V.B është personi i arrestuar së fundmi nga autoritetet si i dyshuar për manipulimin e provave në rastin “Capat”-Sekiraqët. Ndaj tij është...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot është takuar me ekipin e komunikimit nga Garda Kombëtare e Iowas. Në këtë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra. Në një automjet që dyshohet se ka hyrë...
    Hulumtime12 Shtator 2024
    Dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të pandehurit Milan Radojçiq janë: Duke i keqpërdorur tenderët e Kosovës dhe nga shteti...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qendra e studenteve ka njoftuar se nesër hapet konkursi për pranimin e sutedentëve të UP-së në këtë qendër. Në njoftim bëhet më...
    Lajme12 Shtator 2024
    Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se në Ballkan “gjërat...
    Lajme12 Shtator 2024
    Medica Gjakova ka mbajtur panel diskutimi për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riintegrimit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ditën e djeshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska, ku mbeti i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.